Wednesday, July 1, 2015

Kohe letrash


Ah kohe e arte kur ne shkruanim letra
Ajo e bukura e dlirta kohe e dashurise
Here premtime e here ishin genjeshtra 
Atje poshte pemes me lule te qershise
Ne fjale zemre drites henes se praruar
E puthje pa fund dergonim ne cdo leter
E dy adolishent cmendurisht dashuruar
Sikur t'jetonim diku ne nje planet tjeter
Ah kohe e arte kur ne shkruanim letra
Qe dritareve ato shpesh i kishim lene
Dhe flinin ne to te bukurat tonat endrra
Mbuluar yjesh dhe nga e bukura hene
Por vitet shkonin dhe koha lume nxitoi
E une malle ndjeva per kohen e shkuar
Per pemen e qershis qe era lulet i rrezoi
E per letrat plot kujtime nga ne shkruar
Koha ndryshoi dhe jeta shume ndryshoi
Te largta netet kur shkruanim une e ti
Koha kur zemra per zemre bukur shkroi
Ku mbeten letrat qe shkruam nen qershi


No comments:

Post a Comment