Tuesday, December 29, 2015

U ribotua " Zgjimi i nje endrre "

















Një ditë plot emocione kjo e sotmja fal mesazheve të shumta që miq të mrekullueshëm më përshkruajn dëshirën për të patur në bibliotekën e tyre librin tim të ribotuar. Ju falenderoj nga zemra miqt e mi duke ju uruar një fundjave të lumtur në familjet tuaja.

Tuesday, December 15, 2015

Te dashur miq

Një kënaqesi, emri im ju bashkua poetëve më të mirë shqiptarë në " Antologjia e Poezisë Moderne Shqipe" në portalin " sa-kra.ch ". Falenderoj poetin dhe mikun tim z.Adem Zaplluzha për këtë gëzim në këto ditë të bukura dhjetori.

http://www.sa-kra.ch/arianita_hoxha.htm



Pershendetje Miq


Fati i trishte i Hirushes


Herët n'agim dilte ajo cdo ditë
Me cantën e grisur krah hedhur
Sa herë dilte lutej te perenditë 
E vogla flokë arte trup derdhur

Aty ndanë rruge ku e puthte dielli
Nga canta nxirrte ca fruta te thata
E kthehej mbrëmjes kur errej qielli
Me yje a vetetimash ndizej nata
Syt mbi këpucët e saj të grisur
Si të lulit të vocërr në kohën tjetër
Ajo histori migjeniane viteve nisur
Sot s'dukej aspak tregim i vjetër
Sot qenka i ftohtë ky fund dhjetori
Dhe duart ngrohu me frymën e saj
Një psheretim i doli nga kraharori
Dhe pemët mbushen me lule maj
Ulur mbi nje gurë atje ndanë rruge
Nën dritëhënë me yjet sikur fliste
U ul te hante nje kore te ftohtë bukë
E me mengen e trikos lotet i fshinte
Gjumi e zuri ashtu e vetme mbi gur
Kokën mbeshteti ajo si preri i nënës
Harruar ëndrrash ajo s'dinte që kur
Borë kthehej loti që i rridhte hënës
Thon n'atë vend cel e para luledele
Hëna e yjet mbajnë cdo natë heshtje
Të gjithë kujtojnë te rrallat kacurrele
Që mjerimin vrau vec me buzëqeshje


Sunday, December 6, 2015

Libri im i ri ne Londer

Te dashur miqe te Komiunitetit Shqiptar qe jetoni ne te bukuren Angli, nga sot Ju munde te gjeni ne Londer librin tim te ri " Te flesh me yjet ne agim " ne adresen:
Dritan Et'hemi 60 willesden lane Nw6 7sx London Tel: 02076044526 Falenderoj nga zemra mikun tim Dritan Et'hemi per kete gezim ne dite festash dhjetori.

Friday, November 27, 2015

I dashur baba


I dashur baba sot mbeta i papunë
I ftohti dimer e bora ketej ka filluar
Mbetur vetem në këtë dhomë unë
Nisur mallit s'munda pa të shkruar
Sot me nënën në telefon fola gjatë
E merzitur dukej fliste shumë rrallë
N`moment shpirti `s`më rri rehat
Vuan nga ti apo e lodh imi mall ?
Miqtë thonë ti ke filluar të pish
Klubeve të lagjes i pirë cdo natë
Nuk do më vi mirë aspak ta dish
Nëse thonë është pijanec yt atë
Makinën që të solla e ke shitur
Kazinove më thanë të kan parë
Kur kjo leter atje të ketë mbërritur
Mbas c`do fjale si fëmi kam qarë
I vështirë kurbeti baba besom
Natën nga puna vij i raskapitur
Këpucë veshur dremis në sallon
Por jam puntorë si ti më ke rritur
C`ndodhi me ty baba më thuaj
Asnjëthirrje s vjen më nga ti
Fjalët e tua brenda shpirtit i ruaj
Pse kaq të largët ma thuaj ta di
Dorë nënës i ke vënë ndihem keq
Doja avionin ta marrë sa më parë
Mungesës time ajo dhimbje heq
S`duroj dot më ta shohe duke qarë
Të dua baba sa jetën time të dua
Kthehu një cast e kupto c`ke bërë
Ke kohë që s`flet një fjalë me mua
Pija hasem të bën me botën tërë
Kthehu baba atë kohën e bukur
Motra dhe unë ishim të vegjël fare
Ti aq i dashur na beje të lumtur
Zogjte shihnim sa bukur në dritare
Kjo letër do të lëndoj o im atë
Në kurbet jeta është e vështirë
Sytë drejt qiellit zotit i lutem lart
Të dua me shpirt uroj të gjej mirë
Më prit në ballkon si a`therë fëmi
Kur ktheheshim nga shkolla vonë
Ah baba je plag që dhëmb gjithnji
Për ty mall kam sa më mungon



Monday, November 23, 2015

Cmimi i Pare

Ditë gëzimi në këtë fundëvjeshte të artë! " Dua të këndoj " Kënga Fituese e Festivalit te Fëmijeve " Bilbilat e Korabit " 2015 me muzik të Zinçe Mimidinoski dhe tekst Anita Hoxha e kënduar mrekullisht nga vogëlushja e bukur Jozefina Jani, ishte një triumf i vërtet! Një mbrëmje e pa harruar për mua falë organizimit dhe pritjes së ngrohtë të miqëve në Dibër! Falenderoj me mirënjohje drejtorin e Festivalit Zinçe Mimidinoski për organizimin e përsosur të Festivalit dhe familjen Jani për mikëpritjen e ngrohtë tradicionale shqiptare. Përqafoj dhe falenderoj vogëlushen e bukur Jozefina Jani që me zërin e saj e ndezi flakë atë mbrëmje! 


Sunday, November 22, 2015

Sikur një ditë

Lamtumir ne tham por u penduam
Udhëkryqit t'ndarjes kthyem përsëri
Prej mallit t'lodhur sërish kërkuam
Tonat hapa ku dikur ecëm unë e ti
Dhe ashtu mes mallit tim e harruar
Orë të tëra asaj rruge prita më kot
Unë s'di të kujtoj sa kohë ka shkuar
Rrjedhën lumit s'mundem ta kthej dot
Në ëndërrat e tua fshehurazi do t'vij
Mesnate prej meje frik mos ki aspak
Si dikur dritën do ta fik unë përsëri
E n'agim do m'gjesh udhëkryqit larg

Monday, November 16, 2015

Histori shqiptare suksesi 2015

Pershendetje te dashur miq! Duke Ju falenderuar po ju lutem:
Me rastin e konkurimit per EXELENC ALBANIA per " Histori shqiptare suksesi 2015 per POEZIN " emri im eshte ne gare per vendin e pare. Ju lutem te mbeshtesni emrin tim duke me propozuar per Poeten me te mire te vitit, duke shkruar ne adresen e-mail : albexcellence@gmail.com

Wednesday, November 11, 2015

Eterit s'do na e falin


Kohë që shoh njerëz të largohen
Rrugëve e udhëkryqeve pa kthim
Si karvanët shkretetirës harrohen
Endërrash gënjyer për në mërgim
Ikin e braktisin shtëpinë ku jetuan
Sypërlotur shohin për t'fundit herë
Tokën e lënë djerr dot se punuan
Pemët pa vjesht e lule në pranverë
Kohë që shoh njerëz që shkojnë
Një ditë e një vite kthimi jo s'kanë
Harruar t'qeshin e shpirt t'këndojnë
S'dinë të kenë vdekur e si hije janë
Kohë që shoh njerez që largohen
Qiellit dhe zogjtë fluturojn aq rrallë
Shtegtarët rrugën humbin harrohen
Luten ata frymën ta mbajën gjallë
Arom e tokës i ndjek oqeanit përtej
Lotët tharë që viteve në sy mbetën
Vargje t'trishta e një muzë jo se gjej
Për ata që iluzionin si dhurat gjetën
Humbur ndihem n'vendin tim ka kohë
Nuk flas dot e fuqi më s'kam të flas
Asgjëkundi as pleq e rini më s`shohë
Ndër shekuj mallkimi ne na ndjek pas
Fytyra t'verdha pa gjak nëpër damarë
Rrugeve si kufoma njerez ecin më kot
Shami bardhat nëna dritë kurr pa parë
Që ditët i mbysin vetëm n'mjerim e lot
Kam kohë që karvanit unë jam ndar
Përcjell e shtrëngoj duar ftoht në derë
Shpesh si femijë dhimbjes kam qar
E cdo ditë dhimbshëm përcjell të tjerë
Hije të rënd ky vend s'di pse ka marr
Shpirtin tim do t'jepja të ishte ndryshe
Paqe s'do gjej as kur t'tretem në varr
Qiellin e kaltër t'shoh plot dallëndyshe


Faleminderit Vjollca Gerxhaliu

Nje dite plot emocione kjo e sotmja. Nga Amsterdami, mikja ime Vjollca Gerxhaliu sot ndau me mua kenaqesine e mbrritjes se librit tim te ri " Te flesh me yjet ne agim " Faleminderit mikja ime Vjollca, uroj qe cdo poezi te sjelli momente lumturie ne jeten tuaj.



I dashur mik!


I dashur mik! Mik emrin ta kam venë
Mbas shumë kohësh përsëri të kujtova
Ndoshta ca fjalë lamë dikur pa thënë 
A ndoshta mallit unë prap u gjunjëzova
Ngrysur letrën time do ta lexosh e di
Nga ajo tjetra do përpiqesh ta fshehësh
C`do rresht do e shohësh serioz me habi
Gabimet e rinisë mua ti do t`mi hedhësh
Do nxitosh në dhomën tënde i trishtuar
Rrëmon me duar në atë sirtar të vjetër
Viteve kujtimet janë zverdhur e harruar
Dhe pse ti ke ruajtur cdo timen letër
Mos u tremb nga letra ime ti sot aspak
Inatin e dikurshëm unë e kam, harruar
Ajo dashuri më dhemb akoma këtu larg
Mbrëmjes fshehurazi ta kam shkruar
Mos më mbaj inat është kohe e shkuar
Letrat e mia netëve lexoi ti më shpesh
Në foto unë një adoleshente dashuruar
Me dy gërsheta bukur ty të buzëqesh
Ajo tjetra carcafëve pret pergjumur
Për mua s`degjoi asnjëherë kurrë
Në krah vite me ty gjatë dashuruar
Puth cdo nate atë të lumturin burrë
Me fal që gjumin sot ta prisha më fal
Por dhe unë me hënën fola kaq gjatë
Dy pika lot më rrodhën syve ngadal
Ndaj te shkruajta k`të letër në mesnat
Si tren ka ecur koha cudi sa shpejt
Dy njerëz të largët botës mbetëm e di
Eshtë harruar ajo vajza me gërshet
Ai djali i klases nuk humbi për cudi
Letrën e mbylla pa fjalë dashurie
S`munda ti shkruaj për dreq pata frikë
Dimrit kur bora maleve t`filloi të bie
S`të shkruaj i dashur por thjesht Mik 


Sunday, November 8, 2015

Vëllai i shkruan vellait


I dashur vëlla si më i vogel po të shkruaj
Letra ime ndoshta do t'mbrrij në mesnat
Jemi një gjak dhe pse u bemë si të huaj
Ti lexoje në agim e këtë herë jo me inat
Nga ajo ditë pa u parë u parë u bë kohë
Vite vëlla me sy e zemër që ty të presin
Zotit i lutem n'atë tavolin ty të të shoh
Si dikur fëmije kur nëna sillte mëngjesi
Vitesh kujtoj përher atë të trishtë behar
Kur për një gardh u ndamë ne për dreq
Njeri tjetrin kujtoj sa rëndë e kemi sharë
Ndaj sot po t'shkruaj ketë merak ta heq
Lotët më mbuluan nga një foto dal të dy
Atje fushes me top ne jemi duke luajtur
Kete mëngjes sa mall une ndjeva per ty
Ndaj si më i vogel s`rrija pa te shkruajtur
Nëna është plakur e sëmur kam dëgjuar
Një fqinji ynë më shkroi para ca kohësh
I vdekur u ndjeva e me shpirt të coptuar
Rëndë tha pse s'ke ardhur që ta shohësh
C`fëmijë i keq paskam qënë sot kuptova
Inati s`më la atje të vija kohë më parë
Përpara zotit fajtor në kembë qëndrova
Dhe nga malli për ju atje larg kam qarë
Falmë vëlla të lutem mos gjyko rënd
Nuk jam i lumtur në këtë vend të huaj
Nuk ka më bukur se zot në vëndin tënd
Dy rrjeshta pendimi dhe ti më shkruaj
Llullën babai e ndez në oxhakut tregom
Sa herë nëpër shtëpi ja kishim fshehur
Thoje fajtori jam unë baba mua qëllomë
Qeshnim me xha Lipen kur vinte i dehur
Ta harrojmë inatin që sytë na ka zenë
Të duhemi si athere pse nuk mundemi dot
Ti harrojmë fjalët viteve të dy kemi thene
S`më duhet gardhi ta falë gjithë këtë botë
Lexoje letrën e shkruam dhe ti dy rreshta
Mallin e prindërve të lutem ti ma shkruaj
Fluturim do kthehem kur të hyjë vjeshta
Jemi gjak o vëlla nuk jemi dy të huaj



Tuesday, November 3, 2015

Letra e djalit për nënën


Po të shkruaj një letër moj nënoke
Se telefoni di që shpesh të tremb
Nënë mbretëresha ime e kësaj toke
Sonte për ty shpirtit po më dhëmb
Po vjen dimri moj nënoke po vjen
Ftohtë bën e kam filluar te mërdhi
Ndjej se një zjarr i ngroht më gjen
Kur corapet vesha punuara nga ti
Lotë mu mbushën sytë nga malli
Si s'munda të vija dot ketë beharë
Mes dhuratave nënë dhe ai shalli
Që ma kërkove një dimër më parë
Pranë oxhakut kur të rrish mërzitur
Mos më kujto nënoke mua me lot
S'jam më ai femija i prap jam rritur
Prandaj merak ti mos u bë më kot
Kujtoj fshatit shëtisja në të gdhirë
E pellumbave emra ju kisha venë
Në arë këndoja grurin duke shirë
E vajzat enderroja netëve me hënë
Nënë malli për ty sa më merr
Ndonse jam rritur jam bërë burrë
Ditët numëroj deri kur t'vij në verë
Duket se ky vit s'do mbaroj kurrë
O nënë tani kete letër po e mbyll
Nata hodhi tantellën e zeze të saj
Si hënë të shoh e herë ndrin si yll
Herë qiellit pëllumb fluturon pastaj
Të dua nënoke t'falem si perëndi
Me letrën time sonte mos u merzit
Perëndisë lutju si nënë që t'lutet di
Festave do t'vij në t'bekuarën ditë

Saturday, October 31, 2015

Rini e humbur

Me vështrimin dritareve ai rrinte i heshtur
Dëgjonte shiun e tej xhamave shikonte
Dikur vjeshtës e gjetheve kishte qeshur 
Sot kujtimesh ai një muzë po kërkonte
Ndihej plakur vitet mbajtur mbi shpinë
Burgut kujtim një këmb tërhiqte zvarr
Telave me gjëmba për lirine coi rininë
Mes poezive t'trishta e këmbëve litarë
Kësaj bote c`i bera mendoi ai me vete
Apo gabim c'farë bëra në këtë jetë
Ti ëndërr djaloshare burgjeve mbete
Për vargje shkruar dikur në një fletë
Veten shikonte në një pasqyr te thyer
Ballin me dhimbjen e viteve mbuluar
Brënda telave rimat me lot i pat ngjyer
E netëve dritë hëne ai kishte lexuar
Vështrimin dritareve e qiellin veshtroi
Buzëqeshja e lodhur i ndriti të tijat buzë
Atë cop qiell humbur me dhimbje kerkoi
Atë dashuri djaloshare atë te tijën muzë

Thursday, October 29, 2015

Letra e nenes

Kur ta lexosh këtë letër unë s'do t'jem më
Netëve te prita me drit hëne shqetesuar
Lodhur vitesh s'mund ta shoh më as atë
Pleqëria biri im, dritën duket ma ka shuar
Je martuar më kanë thën bir sa u gëzova
Një urim të shkruaja unë doja por s'munda
S'di shtëpine e re kur e more a të mungova
A vallë vitesh zemrës tënde unë i humba
Ninullën tënde këndoj nëpër shtëpi me lot
E m'bëhet si dikur në krah foshnje të mbaj
Malli i nënës s'shuhet bir as në tjetrën botë
Dhe as kur shpirti im të hesht e qielli të qajë
Dhomën tënde se kam prekur e rregulluar
Drita fshhurazi hyn dritares cdo mëngjes
S'di si munde ndër vite nënën pa takuar
U plaka bir por pa të parë s'dua të vdes
Bir dërgoma atë shallin që të kam kërkuar
Se jam plakë e thell shpirtit ndjej ftohtë
Biri im ti s'mund ta dish sa m'ke munguar
E vetme mes shtepisë unë t'pres më kot
Dëgjova si Australis së largët je pasuruar
Gëzimit për ty s'fjeta e gdhiva e pa gjumë
Bir mos e harro atë shall që t'kam kërkuar
Kur i vogel ishe ti nënën e doje aq shumë
Nga dhimbja yt atë iku s`të pa me sy o djalë
Një amanet më la ta them unë ty ndër sy
Shpesh fshatit rreth me këmb i kishte dalë
Dhe përtej reve i bëhej sikur të shikonte ty
Nëna s'do t'mallkoj pse kurr ti s'e shikove
Pse ditët pleqerisë zvarriti vetëm pa njeri
Pse ne aq vjet kurr si fole nuk e kërkove
Nëna shpirt atje larg do t'vijë e t'flej tek ti
Kur ti lexosh këto fjale unë s`do të jem më
Ndoshta ti do t'kthehesh te shtëpi e vjetër
Pemë të thara tjetër sdo gjesh ti më asgjë
Amanetet e dy prindërve lenë në një letër

Friday, October 23, 2015

Shprese


Ndodh rrallher natën të rrish zgjuar
Hënës ti flasesh gjatë n'dritaren tënde
E trishtohesh për fatin ashtu shkruar 
Ditën ta fillosh bukur pas një ëndrre
Ndodh rrallherë të rrëzohemi papritur
Fundin t'shohësh si po të vjen ngadal
Duhet krah i fortë tokës për të ngritur
Një përqafim të duhet e vetëm një fjalë
Ndodh rrallhere të duhemi pakuptuar
Dehur prej mallit kur t'prek e të ndjej
Krahëve të tu përkëdhelem dashuruar
Ashtu cdo ditë si n'ënderr të më gjej
Ndodh rrallherë ndjehem e trishtuar
E vetes i them ky trishtim po të lodhë
Por asnjeherë në jetë pa shpresuar
Jetë e gjatë o mik t'gjithëve na ndodh



Tuesday, October 6, 2015

Libri im i ri

Të flesh me yjet në agim " sot është mes jush miq të dashur. Jam shumë e gëzuar. Publikuar nga Botimet " TOENA" me cmim Lek 500, librin me poezitë e mia do të mund ta keni që sot në shtëpite tuaja duke më shkruar në inbox. Ju faleminderit, Anita.

Sunday, October 4, 2015

Faleminderit mikja ime!

Një fillimjave plot emocione kjo e hënë, plot gëzim për mua dhe miken time të mrekullueshme Qerime Sejdiraj që sapo më dërgoj foton e librit tim të parë " Zgjimi i një ëndrre " që mberriti në shtepin e saj te bukur në Brooklyn Ct, NY. Të falenderoj mikja ime për keto momente të bukura që ndajmë së bashku në kët jetë!

Saturday, October 3, 2015

Monday, September 28, 2015

Thuam që ishte ëndërr

Mes prarimit te pemëve në mëngjes
Gjethet ngjyrë arta rrethe teje heshtur
Dora jote e vogël don t'më përshëndes 
E vogla vajzë sy ndrojtur buzëqeshur
E bota mu bë tek merrte tjetër ndricim
Atë vajz trup imët unë vështrova gjatë
Bidona qumështi sillte përdite në agim
E vonë largohej kur fillon të bëhet natë
Nëna ime sëmur vite rënkon në shtrat
Babai ka kohë rrugëve mbetur papunë
Zyrave endet pashpres poshtë e lartë
E familjen gjallë më duhet ta mbaj unë
Shkollën harrova e s'mundem të shkoj
Me qiri librat studjoj naten në erresirë
Fëmijria bidonave të qumeshtit vrapoi
Mes dhimbjes për prindrit e mi te mirë
Shtanga një moment e tëra nga habia
Mendova rrobat e sime bije bler shtrenjt
Fatin e jetës së vështirë e vuan fëmija
Ndaj shtëpis nxitova me vrap të shpejt
Të solla këpuct e sime bije ngjyrë hiri
Këtë triko të bardh blerë kisha pak ditë
Shpirti im mbushur aromë të bukur bliri
Me zemer ti dhuroj plot gëzim këtë ditë
Sot qumështin unë e shita jam e lumtur
Lekët i bashkova me c'kisha mbledhur
Mamas do t`ja blej atë kostum të bukur
Ajo kur ishte mire vet e kishte zgjedhur
E përqafova fort më perqafoi pa fjalë
E u përshëndetëm syt mbushur me lot
Zemrës ngrohti i saj kurr s'do më dalë
Unë një ëngjëll plot drit e ndihmova sot

Saturday, September 26, 2015

Atë ditë kurr se harrova

Kujtoj një ditë mike tek ktheheshim
Me t'bukurat përparëse jakë bardha
Flisnim vraponim e me lot qeshnim 
Cdo ditë përdore si dy pulëbardha
Vec një ditë ti m'vështrove me habi
Pyete për gjëra që si kuptoja as vet
Thuam përse nënë e një baba ke ti
E unë vec gjyshen kam në ketë jetë?
Një foto ngjyrë kujtimesh ajo nxorri
Prindrit e saj në të ishin përqafuar
Vështrimin drejt syve të mi e hodhi
Prindërit e mi thuam ku kanë shkuar?
Fustanin e nënës në dollap ka kohë
E puth e aromën ja ndjej prej malli
Këmishën e babait në varse e shoh
E ndjehem e vdekur unë për së gjalli
Unë s'dija c`të flisja e fjalët mu prenë
Dorën ta shtrëngova në timen dorë
Një drit tej horizontit e zhduku renë
E qiellit shpërthyen me mijra meteor
Për prindërit ti më pyete kohëve gjatë
Dhe unë një ditë të vërtetën ta tregova
Në krahët e zotit ata dy janë atje lart
E lotët në syt e tu unë kurr si harrova
Ti s'je më vajza e vogël me gërshet
Në zemrën time je mikja ime vjetër
Shpesh prej mallit prindërve u thërret
Ata mes lotëve përgjigjen botës tjetër

Friday, September 25, 2015

Një jetë kemi të gjithë


Jakën e trikos ngrita ndjeva ftohtë
Shihja shiun këpucëve që pikonte
Pran dritares me një caj te ngrohtë 
Jashtë një nënë në shi po kalonte
C'kërkonte kjo e gjorë në të gdhirë
Vitrinave ajo ndalonte e syt hidhte
Afrohem pran xhamit ta shihja mirë
Ajo e trembur veshtrimin tim vidhte
Statujë akulli e tëra ngriva në vënd
Ajo lagur qulle dridhej nga të ftohti
Hapat pleqerie i hidhte rënd e rënd
E prej ftohtit syve i kishte ngrirë loti
Si e cmëndur unë në rrugë vrapova
Nën cadër me shpirt e futa atë nënë
Gjithë botën mu bë në vend ndalova
Qiellit kërkova të ndezë diell e hënë
Duart ja mora ngrohtë në t'miat duar
Ato të ftohtat të ashpra bërë kallkan
Një jetë o bij unë rrugëve kam jetuar
Prej kohës kur lekët ne firmave i lam
Familja u shkaterrua e s'mbeti asnjë
Unë rrugëve endem vënd e pa vënd
E një amanet të fundit ditë kujt t'ja lë
Une s'di e sa vjec jam s'e mbaj mënd
Veten urreva nën shi në mes rrugës
Ngrohtit të trikos që kushtonte shumë
Ajo nënë ftohtit del për copën e bukës
Faj e turp për veten sot i ndjeva unë



Saturday, September 19, 2015

Me thuaj

C`të shkruaj për ne më ctë shkruaj ?
Ditët harrojn njera- tjetrën pa mëshir
Kaloi nje dite, një jave, kaloi nje muaj
As u rikthyem, as tham ne lamtumir
Boten sot shoh ndryshe une per cudi
Dhe gjethet ndahen me pemet ndryshe
Pranvërës qe shkoi mbetëm unë e ti
Kur shpirtit fluturonin mijra dallëndyshe
S'trishtohem më kujtimesh unë aspak
Me dritë mrekullie shpirtin tim ndricova
S'dua kohës t'mbetm udhëkryqeve larg
Shikimin drejt qiellit e rrugën vazhdova
S'lumturohem si dikur fëmi vetmis time
E as vuaj se të humba ty krejt papritur
Shpirtin dritare ku zbardhin mijra agime
Nje buzëqeshje mbi jetën gracka ngritur

Thursday, September 17, 2015

Ti i vetmi kuptim i jetës

Eh Baba sërish në shtëpin tënde
Për mua kthyer ti vitesh migruarar
Si dallandyshet nisur në tjera vënde 
Asaj dite zemërthyer sot përmalluar
Duart t'dridhen i shoh e trishtohem
Pika shiu lotët e mi zbresin ndër sy
I ri shkove si sot une rri e kujtohem
Kur shtëpise viteve une t'kërkoja ty
Mërgimi të ka lodhur baba e ndjej
Ndonse hera herës ti qesh me mua
Fëmijërin mes thinjave kërkoj ta kthej
Ate vajzën me bishtaleca prap e dua
Të dua baba të dua më shumë se jeta
Ndonse thinjur e vitesh ndihesh plakur
Unë për ty mbeta vajza me dy gërsheta
Që llastohesha mbas dorës tënde kapur

Wednesday, September 16, 2015

Ajo grua

Dritares përball ku dielli nuk ndrin
Nje hije gruaje lëviz nëpër shtëpi
Te thyera xhamat e lulet nuk mbijn
Mjerimit shtyn ditët vetem pa njeri
Netëve hënës i flet me lot në sy
C'mëkat bëra tregom në ketë bot
Pse vetem mike mbeta vec me ty
Pse kësaj jete derdha vetem lot
Burri u largua dashuroi një tjetër
Une me kot e prita nder vite gjatë
Dikur vajz e re e sot grua e vjëtër
Jeta ime ferrit endet posht e lart
Nje orë e vjetër në oxhak harruar
E vetmja dhurat që mban si kujtim
Kush e di në c'vite akrepat qëndruar
Ateher kur në shpirt kishte dashurin
Vetvete flet, bërtet e shkul flokët e saj
Kurrkush s'pyet pse u cmend një grua
Ashtu me zë të mbytur ajo nisi të qaj
Dhimbjes së saj bota mu shëmb mua
Pallatit përball sot u cmend një grua
Dielli me s'ndrin e hëna ftoht ndricon
Kujtim i trishte ajo shpirtit m'ngeli mua
Tër botën doja t'i falja e s'më mjafton

Monday, September 14, 2015

Nëse akoma njerëz jemi

Ku e ka rrugën ambulanca
Fort kush mund t'ma thotë
Një tabel diku ndër kthesa 
S'munden ta shkruajn dot
Sirenat ndez ajo e shkreta
Botë e shurdhër s'të dëgjon
Para syve të fiket vete jeta
Askush dhimbejn s'kupton
Rrugët ferr i vërtet përher
Mikja ime dic do t'më thot
Ajo frym merr t'fundit herë
Syve rrjedhin t'ngrohtit lot
Ambulanc një ditar tmerri
Folëm për jetën që sot lind
Dhimbjen mjer kë do e zëri
Folëm për t'fundit t'tijën ditë
Sot Shqiperi ti jetë o vdekje
Tmerruar unë pyes pa frikë
Ku e ka rrugën ambulanca
Një përgjigje e dua or mik!

Saturday, September 12, 2015

Ajo ditë s'dinte të priste

Vjesht ish' dhe atëher kur ti erdhe
E kaltra këmish sot dalë pak boje
Ditëve harruar ndonse pran meje 
Larg diku, tjetër jetë doje të filloje
Frik ndjeva se s'doja të humbisja
Ajo copë rrugë krah teje e pa folur
Trishtimit tënd errësirës po shëtisja
Hënës parkut t'syve të tu të lodhur
S'di si hapat ti ndalove para meje
Mrekulluar thuajse ngriva nga habia
C'kishe humbur ti po kërkoje t'gjeje
Unë sa kohë kisha pa ty doja të dija

Friday, September 11, 2015

Lermë

Lermë përmes syve të vështroj
Dhimbjen të ndjej që ti sma thua
Kaltërsive të tyre lermë të notoj 
Të humbas brënda tyre unë dua
Zëmrës tënde atje lerm të bleroj
Ngujuar të kthehemi në një shpirt
Thellësive të trupit tënd të kërkoj
Frymë atje me ty të marr cdo ditë

Thursday, September 10, 2015

Nje dite per tu harruar

Ku të kërkoj më thuaj ku ?
Apo të humba pa të gjetur
Une sot si gjeta sytë e tu 
Ato me muzgun ishin tretur
Mes njerëzve habitur mbeta
Kjo ditë e zbrazët për cudi
Une s'trishtohem si s'të gjeta
Por si të humba s'di se si

Fëmijëri e mohuar

Herët agimit në të zbardhur
Ylli polar akoma pa u shuar
Fshatit t'largët kishte adhur
Kanoce t'mbledhi për t'jetuar


Ajo e vogël humbiste e tëra
Në t'pistet kosha ajo fëmijë
Një thes mendoi sot e bëra
Ne bukë do të kemi përseri


Papritur shtangu nga habia
Sypërlotur si asnjëher tjetër
Plot ngjyra ju duk femijëria
Ajo një kukull kishte gjetur


Duart e vogla fort shtrëngoi
Tani do t'luaj se jam f
ëmijë
Akoma pa gëzuar ajo degjoi
Ske kohe për kukulla moj bij


Thesi i rënd dritës së hënës
E vogla kukullën e la përsëri
Ecte e mes lotësh i tha nënës
Përse kurr unë s'pata fëmijëri?


Nje jetë treguar bukur


Ajo derë e vogël blu lyer me boj
Atje poshtë dritares korniz vjetër
Ata t'kerrusur rralle flasin me gojë
E fara shesin kausheve me letër


Menduar ata kanë harruar t'qeshin
Cdo ditë për dore atje nder shkallë
Të pakta lekët prej farave që shesin
E dyqaneve të lagjes shkojne rrallë


Burri i gjorë cigaren e dredh gjatë
Harruar shikon gruan malli në sy
Ata me heshtjen flasin ditë e natë
E shtëpise derë hapur askush hyn


Eja bij më thirri e një kafe pi me ne
Duart më zgjati e sy me sy u pam
Thellë syve te saj e trishta botë atje
S'më kujtohet sa folem e cfar tham


Djali u martua tregon e derdhi një lot
E mori një trike me një jakë të vjetër
Ky eshte i vetmi kujtim që e ruaj sot
Trikua e tim biri kur dhe ai ishte tjetër


Trikon përkedheli me fjalët e nënës
Në lotë u shkreh dhe ai i urti burrë
E rritëm duke punuar dritës se hënës
E prindrit vetëm bij nuk lihen kurrë 



Sunday, September 6, 2015

Zjarret shuhen nje ditë


Lodhur mallit ajo u kthye përsëri
Mes kujtimeve që ruan në zemër
Pemëve u gëzohej e ecte si fëmi
Mbi hapat e saj në bace si ëndërr


Pemët puthte zbardhur nga bora
Trumcakët thërriste pishave mbetur
Zemër ngrir n'moment ju dridh dora
Mbi emrin që atje e kishte gjetur


Me një frymë lexoi emrin shkruar
I panjohur, i larget e akull i ftohte
Nën borë ashtu pjes-pjes mbuluar
Të derdhte lot për të ju duk e kotë


Ai emer atje si nje tatuazh mbetur
Jetes time nje dashuri e re ndricon
Shpirtit ai u kthye prej vitesh fjetur
Si zjarret qe shuhen heret a vone


Pranveren tjeter rikthehem perseri
Jeten ndertuar nje strehez e ngohte
Ai emer si nje dhimbje gdhendur rri
Mbi lisin xhveshur dimerave te ftohte



Saturday, September 5, 2015

Turp Europ

Nëse Europes ju desh trupi im
Une ja bej hallall e fala me dëshire
Që fëmijët e botës një dite të kenë shpëtim 
Ata që do të lindin te jetojn më mirë
Mos qani për mua e lë amanet
Dhimbjen e botës mbi shpine e dua
Mos ketë me arratisje uri të mos ketë
Pëllumbi i paqes të fluturoj mbi mua
Në një jete tjeter do ringjallem prap
Si pulebardh detit largesive do fluturoj
Në detë i mbyte foshnjet moj Europ plak
Britmat e pafajshme detit do të mallkojn

Friday, September 4, 2015

Miq ! Ju uroj një fundjave sa më të bukur


Letra


Një letër mbërriti nëpër natë
Nga frika duart më dridheshin
Fshehurazi e shikoja gjatë
Fjalet rreth fytit mblidheshin


Dhe gotën rrotullova ngadal
Mes dyshimit te fjalëve shkruar
Letra jote më ndillte ngadal
Dhe gota dridhej në duar


Letrën e mora në dorë me mall
I perkëdhela rreshtat pa vetdije
Me lotë lexova te tuat fjalë
Ah sikur njehere ti të vije


Smë duhen fjalet te kjo leter
Ne djallë bota pa kuptim
Vërtitej dashuria relike e vjeter
Si nje dhimbje qe s`gjen sherim 



Një këng më pak


Si e thirrur prej Zotit në agim
E nata yjet sapo filloi t'i marr
Dhimbje ndjeva syve trishtim
Për t'vogelin shelg në trotuar


Njerës n'xitim e kishin shkelur
E lotët shelgut s`ja kishin parë
Rethuar gjethesh kishte ngelur
Mu bë të ndjeja të tijën e qarë


E ngrita në duar ashtu të thyer
Asnjë gjurm jete asnjë shpres
I vogel prej njerëzve zhgënjyer
Frymën ja morën atë mëngjes


Mallkuar ajo dorë e pa mëshir
Ai vitet vec i bleroi në atë vënd
Fëmij isha e kujtoj shumë mirë
Kur në të shkruajta emrin tënd


Në trupin e tij lastar aq të bukur
Pran emrit tënd gjeta emrin tim
E lumtur që ti e kishe shkruajtur
Qe sot me shelgun mbeti kujtim



Brishtesi



Mes hapave qe ne trotuar nxitojnë
Sytë më shohin një djal 6 vjecar
Me mijra hapa drejt tij vrapojnë
Kalojne sikur kurr se kan parë


Këpucë të grisura fëmij migjenian
Trup i brishtë filiz i sapo celur thyer
O Zot kjo bot në kurriz si na mban
Një fet bukë e tharë me gjalp ngjyer


C`kohë po jetojmë pyes veten me thuaj
Ky lyps i vogel më ktheu ne mesjet
Kjo bote qe miliarda harxhon në muaj
Për këta fëmije një vend sdo ta ketë


Ndalova para teje miku im im i pafat
Këmbët si purteke më dridhen ngadalë
Ti endesh me të vogla duar posht e lart
E unë në fyt me mbetet cdo fjalë


Ti një buzëqeshje dhe sa të trishtë
E unë qava përpara teje si fëmi
Ti o mik me ketë trup filiz të brisht
Më bere të përlotem rrugëve tani


Te përqafova ngrohtë si të ishe im bir
U ndjeva e dobët në një të egër botë
Me shpirt urova të vetmen dëshirë
Mrekullia të perkedheli ti fshij ata lot



Monday, August 31, 2015

Gezimi i se henes

Gezimi i së henës do ta quaja: Poezit e mia të publikuara në gazetën prestigjoze të shqiptarëve " DIELLI " në New York falë etusiazmit të miqve lexues të poezive të mia që i falenderoj nga zemra kudo që ndodhen, arriti sot mbi njëmij komente e shpërndarje së bashku!

Sunday, August 30, 2015

A do te takohen valle nje dite

Me detin përjet hëna e dashuruar
E arta netëve plot drit del nga retë
Endërr mbi ënderr kurr pa u takuar 
Mrekullisht ardhur nga të tjer planet
Yjet cmendur xhelozie dëshmitare
I bukuri det dallgët në ditar kthyer
Hënën e shohin netëve duke qarë
Une s'kujtoj histori me te perkryer
Endrra fle mbi ënderr e su takuan
Prej zotit ata bekuar t'jenë per jetë
Puthjeve njeri tjetrit kurr si harruan
Me shpirt dhën agimeve ndër netë

Friday, August 28, 2015

Kjo nate vere

Mesnat vonë kujtimet mledhur
N`tonën bank të klasës sa cudi
Duar fëmijësh qëndrojn heshtur 
Mes tyre duart tona shoh si tani
Me ato duar ditarit nis e kërkoj
Valle në c'kohë ne kemi mbetur
Tej dritares dritë hënë po kujtoj
Ajo dritë syve t'njeri-tjetrit tretur
Gjethe vjeshte u drodha përsëri
T'parën puthje kujtoj përmalluar
Kujtoj këngën që e dinim unë e ti
A+B perjëtë mbi bankë shkruar

Wednesday, August 26, 2015

Faleminderit gazeta " DIELLI "



Faleminderit gazeta "DIELLI "
Sot nje tjeter gezim per poezine time. Gazeta prestigjoze " DIELLI " ne New York ne rubriken e saj SOFRA POETIKE prezantoi per publikun shqiptare ne Stati Uniti e kudo ne bote ku ajo lexohet rregullisht, librin time te ri " Te fleshe me yjet ne agim ". Nje falenderim te vecante per kryeredaktorin e gazetes zotin Dalip Greca per kujdesin e tij per artistet shqiptare. Faleminderit!

Sot dite e gezuar


Saturday, August 22, 2015

Ky emer i bukur moter

Ne folen prinderore ktheve moter
E vetme ketu te prita si cdo here
As prinderit s'jan si dikur ne vater
Mengjes heret migruan si te tjer

Ti drite e mall te dera para meje
Me syt plot dhimbje, gezim e lote
Ura shpirti ngritur mes meje e teje
Te shoh me sheh e s'besojm dot

Si mike ulur te shkallet e shtepise
Sa keq moter s'do qendrosh gjate
Rrethe nesh kujtimet e femijerise
Ne te dyja i mblodhem kete nate

E hapem moter ate kutin e vjeter
Atje e jona kukull aq bukur veshur
Si piktore e skicuam me laps e leter
Diten bashk kalonim duke qeshur

Kujtuam moter dritaren perkarshi
Djali qe fishkellente eshte martuar
Sa here qeshem me lot une e ti
Me premtimet qe ai na pat shkruar

Do shkosh motra ime ti do shkosh
Ti gjak qe rrjedh gjakut tim ne deje
Neteve do t'kerkoj e do m'kerkosh
Ures mallit ngritur mes meje e teje