Monday, September 28, 2015

Thuam që ishte ëndërr

Mes prarimit te pemëve në mëngjes
Gjethet ngjyrë arta rrethe teje heshtur
Dora jote e vogël don t'më përshëndes 
E vogla vajzë sy ndrojtur buzëqeshur
E bota mu bë tek merrte tjetër ndricim
Atë vajz trup imët unë vështrova gjatë
Bidona qumështi sillte përdite në agim
E vonë largohej kur fillon të bëhet natë
Nëna ime sëmur vite rënkon në shtrat
Babai ka kohë rrugëve mbetur papunë
Zyrave endet pashpres poshtë e lartë
E familjen gjallë më duhet ta mbaj unë
Shkollën harrova e s'mundem të shkoj
Me qiri librat studjoj naten në erresirë
Fëmijria bidonave të qumeshtit vrapoi
Mes dhimbjes për prindrit e mi te mirë
Shtanga një moment e tëra nga habia
Mendova rrobat e sime bije bler shtrenjt
Fatin e jetës së vështirë e vuan fëmija
Ndaj shtëpis nxitova me vrap të shpejt
Të solla këpuct e sime bije ngjyrë hiri
Këtë triko të bardh blerë kisha pak ditë
Shpirti im mbushur aromë të bukur bliri
Me zemer ti dhuroj plot gëzim këtë ditë
Sot qumështin unë e shita jam e lumtur
Lekët i bashkova me c'kisha mbledhur
Mamas do t`ja blej atë kostum të bukur
Ajo kur ishte mire vet e kishte zgjedhur
E përqafova fort më perqafoi pa fjalë
E u përshëndetëm syt mbushur me lot
Zemrës ngrohti i saj kurr s'do më dalë
Unë një ëngjëll plot drit e ndihmova sot

No comments:

Post a Comment