Saturday, May 27, 2017

Nëse vdes


Ju varrosmëni atje lart në kodër
Pa shkruar për mua asnjë fjalë
Mos i lajmëroni as vëlla e motër 
Lërmëni detin t`më flladis me valë
Asgjë të shtrenjtë s'dua mbi krye
As varrë të mermertë e ngjyrë gri
Në mundeshi një kurorë plot yje
E heshtjen e fjalëve që s`mi the ti
Me kortezhë zie mos më përcillni
Po iki si jetova thjesht pa u ndjerë
Vetëm një degë gjineshtre mbillni
Lule vargjesh të celi cdo pranverë


A të kujtohet ....


Motra ime a e mban mënd
fustanin ngjyrë të trëndafiltë
E fjongon lidhur gërshetit tënd 
 ngjiteshe kodrës e imët e brishtë
Ngjaje re e bardhë qiellit me erë
trembesha mos muzgut humbisje
Flutur unë kthehesha atë pranvere
flatrave të mbaja kur shtegut zbrisje
Vajza të vogla kalojnë përdore
përhumbem kujtimeve t`fjongos tënde
Fustanit t`trëndafilte e kodrës lulëzuar
fëmijërija jote mu përkëdhel ndër duar


Mall vjeshtor


Vargjet që shkruajta për të dy ne
Do ti lexoj kur ti larg të kesh ikur
Unë s`do të kem më zë të kthej atje 
Zëri do jetë mekur e do t` jetë fikur
Vrapoja zbathur dhomave e qeshur
Pastaj strukesha cepit të shtratit
Këmbët e bardha gjysëm xhveshur
Si djalli të shtyja dhe ty drejt mëkatit
Doja t`më kujtoje si një e prapë fëmi
Sy të mëdhenj flokët lëshuara në mes
Ti i hutuar tymosje cigaren për cudi
Mjegullës vjeshtore humbe një mëngjes
Më thuaj si mund t` jetoja unë e qetë
Vargjet që kurrë s`arrita atherë ti lexoja
Vjeshta i rrëzoi parkut me të fundit fletë
Përkëdheljes së gjetheve nisa t`kërkoja


Brishtës


Lotë shoh shelgut të gjorë
Lotë në diell e sot s`bie shi
Përkëdheljet nga jotja dorë 
I mungojn sa kohë s'vjen ti
Dallandyshet tej qiellit largë
Heshtur cërimat i lanë në të
Heshtur puthjet n'timin varg
Shelg: ai s'do t'kthehet më !


Monday, May 15, 2017

Dhimbje mbi dhimbje


( kushtuar me dashuri polices
23-vjeçare Peranxhela Shahini)
................................................
Mallkuar qoftë ajo ditë e ajo orë
Ai minutë e kjo pranverë e zezë
Mallkuar qoftë ajo armë në dorë
Mallkuar se jetën e preu në mes
Ti dhimbjen sfidove pa një përse
Veshur me të bardha e asnjë fjalë
Një letër, një amanet përse ti s'le
Peng nënës së kallur për së gjallë
Vitesh s'dëgjohej t'vriste dashuria
E as fjalët e botës të thëna kuturu
Ty dritë mundi të t'shuaj perëndia
 Por dhimbjen e la mes nesh këtu
Kapelja duart e tua ndjen akoma
Netëve nëna do t'flasi përmalluar
Agimesh do të sjell lule të njoma
Mallkuar dita e ajo armë mallkuar


Nëse vdes


Ju varrosmëni atje lart në kodër
Pa shkruar për mua asnjë fjalë
Mos i lajmëroni as vëlla e motër 
Lërmëni detin të më qajë me valë
Asgjë të shtrenjtë s'dua mbi krye
As varrë të mermertë ngjyrë gri
Në mundeshi një kurorë plot yje
E heshtjen e fjalëve që s`mi the ti
Me kortezhë zie mos më përcillni
Po iki si jetova thjesht pa u ndjerë
Vetëm një degë gjineshtre mbillni
Lule vargjesh të celi cdo pranverë


Wednesday, May 3, 2017

Në këtë tokë që sdo të flas

Në këtë tokë që sdo të flas
Kam frik të vdes si kurr s'jetova
Një fluturim ta quaj në tjetër botë
Kujtoj kësaj jete asgjë s'kërkova 
As kur duhej t'zgjidhja gëzim a lot
Kam frik të vdes as amanetet sdi
E njerëzit harruar kanë të qeshin
Kësaj toke që s'do të flas unë rri
Tmerruar shoh që të gjithë heshtin
Kam frik të vdes besojeni kam frik
Njerëz që sot vriten për një gardhë
Për një grua s'njohin as fjalën mik
Frik se fjala Falje s'vlen si më parë
Kam frik të vdes për vargjet e mia
Sekretet shpirtit ti marrë me vete
Në gjirin e kësaj toke fle fëmijëria
Meraku do më ndjek tej kësaj jete