Saturday, May 27, 2017

Mall vjeshtor


Vargjet që shkruajta për të dy ne
Do ti lexoj kur ti larg të kesh ikur
Unë s`do të kem më zë të kthej atje 
Zëri do jetë mekur e do t` jetë fikur
Vrapoja zbathur dhomave e qeshur
Pastaj strukesha cepit të shtratit
Këmbët e bardha gjysëm xhveshur
Si djalli të shtyja dhe ty drejt mëkatit
Doja t`më kujtoje si një e prapë fëmi
Sy të mëdhenj flokët lëshuara në mes
Ti i hutuar tymosje cigaren për cudi
Mjegullës vjeshtore humbe një mëngjes
Më thuaj si mund t` jetoja unë e qetë
Vargjet që kurrë s`arrita atherë ti lexoja
Vjeshta i rrëzoi parkut me të fundit fletë
Përkëdheljes së gjetheve nisa t`kërkoja


No comments:

Post a Comment