Saturday, May 27, 2017

Nëse vdes


Ju varrosmëni atje lart në kodër
Pa shkruar për mua asnjë fjalë
Mos i lajmëroni as vëlla e motër 
Lërmëni detin t`më flladis me valë
Asgjë të shtrenjtë s'dua mbi krye
As varrë të mermertë e ngjyrë gri
Në mundeshi një kurorë plot yje
E heshtjen e fjalëve që s`mi the ti
Me kortezhë zie mos më përcillni
Po iki si jetova thjesht pa u ndjerë
Vetëm një degë gjineshtre mbillni
Lule vargjesh të celi cdo pranverë


No comments:

Post a Comment