Tuesday, November 3, 2015

Letra e djalit për nënën


Po të shkruaj një letër moj nënoke
Se telefoni di që shpesh të tremb
Nënë mbretëresha ime e kësaj toke
Sonte për ty shpirtit po më dhëmb
Po vjen dimri moj nënoke po vjen
Ftohtë bën e kam filluar te mërdhi
Ndjej se një zjarr i ngroht më gjen
Kur corapet vesha punuara nga ti
Lotë mu mbushën sytë nga malli
Si s'munda të vija dot ketë beharë
Mes dhuratave nënë dhe ai shalli
Që ma kërkove një dimër më parë
Pranë oxhakut kur të rrish mërzitur
Mos më kujto nënoke mua me lot
S'jam më ai femija i prap jam rritur
Prandaj merak ti mos u bë më kot
Kujtoj fshatit shëtisja në të gdhirë
E pellumbave emra ju kisha venë
Në arë këndoja grurin duke shirë
E vajzat enderroja netëve me hënë
Nënë malli për ty sa më merr
Ndonse jam rritur jam bërë burrë
Ditët numëroj deri kur t'vij në verë
Duket se ky vit s'do mbaroj kurrë
O nënë tani kete letër po e mbyll
Nata hodhi tantellën e zeze të saj
Si hënë të shoh e herë ndrin si yll
Herë qiellit pëllumb fluturon pastaj
Të dua nënoke t'falem si perëndi
Me letrën time sonte mos u merzit
Perëndisë lutju si nënë që t'lutet di
Festave do t'vij në t'bekuarën ditë

No comments:

Post a Comment