Saturday, October 31, 2015

Rini e humbur

Me vështrimin dritareve ai rrinte i heshtur
Dëgjonte shiun e tej xhamave shikonte
Dikur vjeshtës e gjetheve kishte qeshur 
Sot kujtimesh ai një muzë po kërkonte
Ndihej plakur vitet mbajtur mbi shpinë
Burgut kujtim një këmb tërhiqte zvarr
Telave me gjëmba për lirine coi rininë
Mes poezive t'trishta e këmbëve litarë
Kësaj bote c`i bera mendoi ai me vete
Apo gabim c'farë bëra në këtë jetë
Ti ëndërr djaloshare burgjeve mbete
Për vargje shkruar dikur në një fletë
Veten shikonte në një pasqyr te thyer
Ballin me dhimbjen e viteve mbuluar
Brënda telave rimat me lot i pat ngjyer
E netëve dritë hëne ai kishte lexuar
Vështrimin dritareve e qiellin veshtroi
Buzëqeshja e lodhur i ndriti të tijat buzë
Atë cop qiell humbur me dhimbje kerkoi
Atë dashuri djaloshare atë te tijën muzë

No comments:

Post a Comment