Thursday, October 29, 2015

Letra e nenes

Kur ta lexosh këtë letër unë s'do t'jem më
Netëve te prita me drit hëne shqetesuar
Lodhur vitesh s'mund ta shoh më as atë
Pleqëria biri im, dritën duket ma ka shuar
Je martuar më kanë thën bir sa u gëzova
Një urim të shkruaja unë doja por s'munda
S'di shtëpine e re kur e more a të mungova
A vallë vitesh zemrës tënde unë i humba
Ninullën tënde këndoj nëpër shtëpi me lot
E m'bëhet si dikur në krah foshnje të mbaj
Malli i nënës s'shuhet bir as në tjetrën botë
Dhe as kur shpirti im të hesht e qielli të qajë
Dhomën tënde se kam prekur e rregulluar
Drita fshhurazi hyn dritares cdo mëngjes
S'di si munde ndër vite nënën pa takuar
U plaka bir por pa të parë s'dua të vdes
Bir dërgoma atë shallin që të kam kërkuar
Se jam plakë e thell shpirtit ndjej ftohtë
Biri im ti s'mund ta dish sa m'ke munguar
E vetme mes shtepisë unë t'pres më kot
Dëgjova si Australis së largët je pasuruar
Gëzimit për ty s'fjeta e gdhiva e pa gjumë
Bir mos e harro atë shall që t'kam kërkuar
Kur i vogel ishe ti nënën e doje aq shumë
Nga dhimbja yt atë iku s`të pa me sy o djalë
Një amanet më la ta them unë ty ndër sy
Shpesh fshatit rreth me këmb i kishte dalë
Dhe përtej reve i bëhej sikur të shikonte ty
Nëna s'do t'mallkoj pse kurr ti s'e shikove
Pse ditët pleqerisë zvarriti vetëm pa njeri
Pse ne aq vjet kurr si fole nuk e kërkove
Nëna shpirt atje larg do t'vijë e t'flej tek ti
Kur ti lexosh këto fjale unë s`do të jem më
Ndoshta ti do t'kthehesh te shtëpi e vjetër
Pemë të thara tjetër sdo gjesh ti më asgjë
Amanetet e dy prindërve lenë në një letër

No comments:

Post a Comment