Ajo u kthye ashtu papritur
E veten shihte ne pasqyr
Dikur nje bukuri e ndritur
Sot vitet lexonte ne fytyre
Pa ze u plaka tha me vete
Dhe thinjat embel rregulloi
Kujtimet o jet larg mi trete
Aq sa sot s'di nga tja filloi
Ky vend i huaj e tjeter bote
Vite kalova larg vendlindjes
Shpirti im u rrenqeth sot
Nga afrimi i krisjhtlindjes
Une dashurine e lash atje
Rinin e bukur dhe cdo gje
Sot s'di me thuaj ti ku je
Jeton i vetem ose me ke
Une shpresoja ta harroja
E ndertova nje jete tjeter
Por sado larg un fluturova
Me dhimbte dashuri e vjeter
Krijova une familjen time
Ne shpirt nje tjeter dashuri
Por ti neteve ne mendime
Kembe kryq ulesh vjen e rri
Une s'jam me adolishente
Dhe s'deshiroj me te gaboj
Por ne rruget e kesaj jete
Cuditerisht serish ty te kerkoj
Falem mik sot ty te kujtova
Ate dashuri larg ne vendlindje
Si cdo vite serish u ngaterrova
Ne prage te se bukures krishtlindje
No comments:
Post a Comment