Shihemi ne sy heshtur pa fjale
S'e fjalet sonte jo s'kan kuptim
Te pershperise embel ngadale
Ti je e vetmja drit ne shpirtin tim
Ti buzeqesh leht ashtu koke ulur
S'di c'far thua une s'po te kuptoj
Ti sot je kaq e bukur si nje flutur
E une pa ty jo s'mundem te jetoj
Se pa ty un s'di te jetoj ndryshe
Ti busull e arte per shpirtin tim
Ti si ato te bukurat dallandyshe
Qiellit enden e kerkojne lumturin
Sot lutem se dhimbje kam ne shpirt
E nga zemra jo s'mundem te largoj
Qiellit ngre zerin e flas me perendite
Pa ty jam i humbur e s'di me te jetoj
No comments:
Post a Comment