Me shkruaj nje leter dashurie
E dua te thjeshte vetem ca fjale
Ne te mos hidh ti lote merzie
E i penduar mos me thuaj me fale
Me shkruaj ti nje leter dashurie
Te lutem sa me thjesht te mundesh
Ti nder fjale te bukura lumturie
E premtimesh nuk dua te humbesh
Me shkruaj nje leter ose nje rrjesht
E dua te thjesht vetem per mua
S'dua as nje fjale teper te hedhesh
Vec me mungon o zot e sa te dua.
No comments:
Post a Comment