Tuesday, May 26, 2015
Ah Nene
Sonte ne zemer m'erdhe nene si c'do nate
Si nje fllad i leht pranvere ti ne shpirtin tim
E ashtu duart shtrenguar ne folem aq gjate
Per kohet kur bashke rrinim plot mallengjim
Nene e bukur sonte m'erdhe urte e pa fjale
Dhe une si femij lutesha kjo t'ishte e vertete
Nene po ta them sot me mundon i yti malle
Edhe kafeja qe me ty e pija shpejt e shpejt
Eh nene sa malle ti ke per mua ne cdo kohe
Ne te fundit leter e ndjeva per mua shkruar
Ah bije me krah do t'behem e do vij te shoh
Ah Anit ta dish sa shume ti me ke munguar
Ah i larget vendi ku ti nene jeton shume larg
E une agimeve numeroj ditet kur ti do t'vish
Trendafilat qe ti nene i mbolle sot celen varg
Dhe macja e vogel ne dritare te pret ta dish
Mos me qorto nene ndodhe dhe une gaboj
Ndonjehere dhe une kthehem ne nje femije
Ndonjehere dhe une mbas fluturave vrapoj
Ndonjehere dhe me yjet neteve te vona rrije
Ah nene te ne zbardhi e dita e re agoi serish
Te ju nata sapo eshte ulur e yjet sa kan dale
Nete enderrash te tjera do t'pres qe ti te vish
Dhe ti do t'biesh te flesh ne gji me timin mall
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment