Tuesday, March 24, 2015

Nese ti m'harron

Nese ti m'harron un sdi me te jetoj
E qielli do te ndihet harruar yjesh
E argjendta hene me s'do t'ndricoj
Dhe e ngrohta ere s'do t'fryj mbi pyjet

Nese ti m'harron lotet do t'mi fshijne
Duart e kujtimeve tona aq te bukura
Qe si uragane mendimesh do t'arrijne
E do t'me kthejne koheve te lumtura

Nese ti m'harron valle a do te mundesh
Kesaj pranvere ti thuash une s'jam aty
Ti si nje lule nga puhiza do t'lekundesh
Dhe e nesermja me keqe se cmenduri

Nese ti m'harron shtrati yne do t'jete bosh
E vetme zjarrit te nates une do t'kerkoj
S'di neteve per mua ti a do t'mendosh
Une pa ty s'do t'mundem dot as te jetoj


No comments:

Post a Comment