Tuesday, November 18, 2014

Enderr vjeshte


Me fol kete nate per veten
Nen qiellin me yje ndricuar
Tregome ti gjithe te verteten
Si dy njerez te dashuruar

Me fol per veten fare thjeshte
Pran kesaj peme te braktisur
Gjethet i paska  rrezuar krejt
Edhe pse vjeshta sa ka nisur

Folem per veten e mos u druaj
Tregom ti gjithe dashurit e tua
Prane teje jam gjithshka e afert
Dhe per ty s'ndihem me e huaj

Nese druhesh nga fjalet qe thua
Me mire te flasim ne me shpirt
Nen driten e henes thuam te dua
Ketu ku lindin te gjitha dashurit.

Folem dhe ne sy drejt me shiko
Ata sy qe sonte flasin aq shume
Une s'do pyes me me do s'me do
Po do tregoj sa te dua edhe une.










No comments:

Post a Comment