Tuesday, November 25, 2014

Ah Tango


Ah Tango Argjrentina kercim i vjeter
Si nje vegim me erdhe sot ne shpirt
Ti e vetmja dashuri dhe askush tjeter
Unike atehere dhe sot e ne cdo dite

Ah Tango me i bukuri kujtim dashurie
Dy sy qe shpesh kujtoj ne kete vallzim
Mjaft te kerkoja ti fluturimthi do te vije
Ashtu magjishem lumturoje shpirtin tim

Ah ! Tango ti kercim i bukur dashurie
Si atehere shpirtin ma rrembeve sot
Troku i takave nje moment cmendurie
Ishte dhurata me e bukur ne ket bote

Ah! Tango me rrembeve sonte perseri
Te lumtur nen ritmin e hapave te tua
Me te kuqin fustan jam por mungon ai
Qe aq shume e desha dhe do ta dua

Ah! Tango ti me cmend me turbullon
Kur te kujtoj akoma e jam e dashuruar
S'ndjej vitet qe ikin as kohen qe shkon
Une penge mbeta e ndjenjes se shkuar.

No comments:

Post a Comment