Friday, October 31, 2014

Ne shtepine e prinderve


Ne shtepine e prinderve kthehem perseri
Sot nuk jam e vogel por nene me dy femije
Te dera rri e pres por nuk ma hap njeri ,
Zhurma nuk degjohen brenda eshte qetesi

Vec zera te larget vijne hapur ne ere
Kan ikur edhe prindrit ashtu si shum te tjer
Ne te rendin emigracion iku gjith shtepia
Iken ditet, lodrat tona dhe iku femijria

Kjo shtepi e prinderve dikur nje zjarr i ngrohte
Sot me ngjan keshtjell me mure te ftohte
Ky eshte emigrimi , smundemi ti bejm balle
Mbetem si jetimi por me prinder gjalle

No comments:

Post a Comment