I grisa kujtimet , sot po behem tjeter
Se pa ty kjo bota jo nuk u shua
Mbetem te dy ne nje kohe te vjeter
Ne nje kohe pa Ty dhe pa Mua
I grisa kujtimet si copa letre
I mora e large i hodha atje tej
Nese ti sot i perket nje tjetre
As un nuk dua me te kthej
I grisa kujtimet ashtu pa meshire
U ndjeva e lir pa ty se di as vet
Nese fundin ti e solle me deshire
Dhe per mua ashtu do te jete
I grisa kujtimet large i hodha
Ndoshta sot dhe ty te humba e kuptoj
Ndonje kujtim te hedhur serish e mblodha
Ndoshta ne shpirt veshtir te harroje.
No comments:
Post a Comment