Nje tufe me lule thare e fishkur
nje got wiski sot ne dore
nje shpirt si nje qiri i fikur
nje tik tak zemre qe rreh si ore
Sdi cte bente kete nate
ngushullim gjente te gota
e shifte e i fliste gjate
sa e vogel ju duk bota
Keto lule thare nga malli
kohe me pare ja kishin dhuruar
i harruar per se gjalli
sot po rrinte i menduar
Dhe ajo e braktisi fare
tek kjo gote gjeti ngushullimin
shifte ngultazi ne dritare
larg shum larg conte mendimin
Sdua fare ta kujtoja
dhe me shpirt tha e urreva
dhe e doja dhe se doja
goten me fund e ktheva
Le te tallet bota me mua
tha i vetem ne mes lotesh
dhe e urrej por prap e dua
si i ndare jam mes dy botesh .
No comments:
Post a Comment