Wednesday, October 22, 2014
Te larget
Dy gota vere, dy qirinj ndezur
nje zjarr qe ndrin kudo ne dhome
nje dashuri nga ndjenja xhveshur
kjo ishte e gjitha nata jone
Kjo flake e zbehte e ketij qiriu
qe me nuk mundet dot te ndrije
kjo dashuri nga tradhetia ngriu
te heshtur e pa fjale jemi un dhe ti
Nje fjale nuk mundemi ta themi
dhe vetem rrim ashtu menduar
si keta qiri te zbehte ne sot jemi
dhe as me vere nuk bejm gezuar
Kjo nate po iken ashtu e zvarre
dhe merr me vete cdo gje qe gjen
sot dhe fjalet tona i ka marre
ne te dy kjo heshtje na rremben
Nuk kemi cflasim thjesht te huaj
kjo drite qirijesh asgje s'ndricon
asgje as ti sonte mos me thuaj
per cdo fjale eshte shume vone
Une ate tjetren nuk munde ta njoh
por di qe zuri vendin tim tek ti
ne syte e tu te lodhur sikur e shoh
dhe un para teje si e humbur rri
Me dhimbje Gezuar te them ne sy
e bindur qe s'do kete me asgje
nje fjale lamtumire te them sot ty
shko i qete, i qete e rri pra me ate .
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment