Friday, October 31, 2014
Kur shpirti vuan
Kur shpirti vuan dhe trupi lekundet si gjethja ne vjeshte
Erresira e mbulon shpirtin , un shkruaj per ty cdo rresht
Kur shpirti vuan dallandyshet fluturimin qiellit ndalojn
Ashtu ne fluturim tremben e njera tjetren me sy kerkojn
Ne s'jemi zogje qe shtegetojne e natyrshem kthehen perseri
Ne njeri jetrin nga larg kujtojme e jemi te larget pegjithnji
Ne jemi si femijet qe paster idhujt e tyre ngren ne mendje
Ne jemi kaq larg sa vijm afer vetem mbas nje enderre
Kur shpirti vuan cdo gje lekundet dhe dhimbja vjen ngadal
Kujtesa per dashurine e humbur shkundet e ti mbetesh pa fjale
Do doja ky shpirt le te me dal e mos lekundet si gjethe pa jete
Per ty po ndjej pafundsisht mall ky kujtim fund te mos kete
Eja sonte si dashuri , eja si mall qe ke merguar
Te jem prap un e ti , si histori qe kemi munguar
Eja prap e me jep jet e jepi ketij shpirtit nje kuptim
Nese nje dite te mbetesh dua enderr pa mbambarim
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment