Wednesday, October 29, 2014
Le te bjeri shi
Po bie shi sote ne shpirtin tim
Dhe rrokullisen lotet e pa fund
Sot po sot e humba dashurin
Ndaj trishtimi shpirtin po ma tund
Shiu i rrembyer mi permbyti kujtimet
Un i lash te mbyten me deshire
Dhe ato le te jene si gjithe harrimet
Pa ty e di un do te jem me mire
Si vershellim tufani me vijne fjalet
E kaplojn me force ne cdo mendim
I rrembyshem ky shi sdi te ndalet
Furtune u kthye sot dhe shpirti im
Te jem pa ty jo ky nuk eshte fundi
Fundi eshte kjo dite qe po te harroj
Ti u permbyte nuk je me asgjekundi
Un serish pranveren po filloj te jetoj.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment