Thursday, October 23, 2014

Thjeshte mendime


Ne nje cep diku ne dhome,
degjohet lehte muzik e vjeter
ne kete kohe e degjoj gjithmone,
oh me pelqen si asgje tjeter

Dhe mermeris ngadal nen ze,
si mu kujtuan disa rrjeshta
nuk e nderroj dot me asgje ,
si vershellim po fryn dhe vjeshta

Sote te kujtova nuk e di,
ndoshta ish muzika jone
e degjoj dhe e degjoj  perseri .
me terheq prap si gjithmon

Ashtu si jam vallezoje ngadal ,
muzika tingujt i perhap
vallezoj lehte ashtu pa fjale
cdo tingull dua qe ta kap

Ndoshta ti sme mban mend fare
ka ikur koha ka levizur
keto gjethe neper dritare ,
vjeshta i ka rrezuar i ka grisur

Muzika embel vazhdon ngadal .
un ne ze mermeris lehte
nje dite muziken  do ta ndal .
dicka me te bukur do te kete,

Lamtumire te them me vete ,
skemi c'bejme ne u harruam
neper rruge , diku larg mbete .
dhe une diku e me s'u kujtuam

Dhe do iki vjeshta  si cdo here ,
dhe muzika serishmi ka mbaruar
ne dhome do degjohen tinguj te tjere ,
por ty kurre s'kam per te harruar.

No comments:

Post a Comment