Tuesday, October 21, 2014

Eshte koha

Eshte koha te pyes a je i lumtur?
ne keto vite qe iken pakuptuar 
a ishte per ne kjo jete e bukur 
a thjeshte dite qe shkojne kaluar ?

Eshte koha te te pyes ku ndoshta gabuam?
njeri tjetri a lenduam ndonjehere ?
apo si femije te lumtur jetuam
dhe keshtu do mbetemi dhe vite te tjere

Eshte koha te te pyes te mungoj kur

 nuk jam ?kur netet pa mua ke kaluar ?
ndoshta sje e vetmja dashuri qe kam
por je e vetmja me te cilen kam jetuar

Eshte koha te them prap te dua
e kuptoj ti qesh ashtu padashur
je i vetmi yll qe ndrin shpirtin tek mua 
je e vetmja galaktike qe kam pasur


No comments:

Post a Comment