Sunday, January 25, 2015

Te them te verteten

Nese duhet te them sot te verteten
Mungesen tende e ndjeva plotesisht
Dikur nje premtim ne beme per jeten
Te duhemi gjithe koheve perjetesisht

Ti ndrite si nje ylle ne hapsiren time
Ditet e mia ndryshuan ashtu papritur
Por larg mbete shpesh ne enderrime
Se drejt meje rrugen s'e kishe gjetur

Nese me duhet te them te verteten
Embelsisht jetes time si fllad u fute
Mendimet e keqia per ty larg mbeten
Ti shpirt u bere e kraharorit u struke

Me mori malli vertet betohem ne zot
Ti i bukur vjen leviz si hije cdo nate
Te te harroj ty e paskam kaq te kot
Te une ti do t'mbetesh koheve gjate

Ti sot u shfaqe pa pritur pa kujtuar
Perjetova une nje puthje imagjinare
E ndjeva tmerresisht sa ke munguar
Ne zemren time ti kishe humbur fare


No comments:

Post a Comment