Nese ti iken une ty sdo te kerkoj
Fijet e shpirtrave tane do keputen
Pa kuptim drejtim tjeter un do shkoj
E fjalet e asaj nate nga ty do zhduken
Nese iken une jo s'them se s'do jetoj
Por do t'jem me shpirt aq te lenduar
Si nje brilant ne kohera do te kujtoj
Jo ne krahet e nje tjetre perqafuar
Nese ti iken braktisur do te jem diku
Por s'do te pres serish kete ta them
Atehere kur te mungosh e sdo jesh ketu
Une vec shpirtin dhe veten do te kem
Nese ti iken un do te dua po njesoj
Dhe ndoshta ti kurr sdo ta kuptosh
Dhe ashtu te ikur serish do te mendoj
Dhe ashtu e ikur serish do me kerkosh
No comments:
Post a Comment