Monday, January 19, 2015

Mos me prit me

Mos më prit ne statcionin e kujtimeve te tua
treni i jetes time tashme është larguar
Smundet dot as aty te më gjesh mua
flaka e dashurisë u bë hi u shua

Nga ai zjarr asgjë më nuk ka mbetur
por vetem kujtime strehuara ne shpirt
lulet pranveres do kenë celur
dhe pse une me ty sdo te jem atë ditë

Njerez te tjera do sjelli koha ne jeten tone
se asgje i dashur nuk mbetet njesoj
Ditet e jetuara bashk i mbylla ne nje nje vagon
drejt nje statcioni te panjohur une vetem po nxitoj

Nuk te them dot lamtumirë është vone
me kokën mbrapa dhe une per nga ty mbeta
Mirupafshim te thash duke u larguar
se fjalen lamtumire ne shpirt nuk e gjeta





No comments:

Post a Comment