Lerem sot mbeshtetur ne prehrin tend oj loke
Si dikur lodrash po kthehem e brishte si femij
Deri ne dhimbje une e ndjej eren e kesaj toke
Ate ere legjendash dhe mallin qe ma jep vec ti
Lerem ti burim i jetes sot une dua fort te perqafoj
Kohe mundimesh une kam mbetur sot ketu me ty
Valixhet mbushur plote dhimbje rinia jote emigroje
Vec une jam besnikja jote ndaj sot shihemi ne sy
Ata te thjeshtet bije malesh rritur me uje te bekuar
Jeto moj loke kurre mos ndalesh ti je nene e uruar
Dhimbje s'dua ne syte e tu le te shkojne ti me ke mua
Ata me shpirte jane ketu e therrasin Nene sa te dua
E degjon zerin e bijeve jehone fort sot neper bote
Eshte si shqipja mes qiejve ndaj ti nene behu e forte
Le te flas bota per ty e le te shaj te thojn c'te duan
Ti ke mijra zemra e sy qe jeten japin skan ce duan
Shqiperi emrin ta thone por loke un te perkedhel
Ti gjithmone e jona nene dhe pse si jetime ke ngele
Ti jetime se femijet shkuan eh kjo bote po te mundon
Lote per ty large leshuan ti je dhimbje per ta gjithmon
Ndaj therrit dhe ti o loke dhe zerin coje anembane
Jepi dridhmen gjith kesaj toke te bucasi ne cdo ane
Le ta degjoj e gjith globi dhe gjith planeti ta degjoje
Shqipja krahet prapi i hapi ne qiell te kalter fluturoj
No comments:
Post a Comment