Thursday, January 15, 2015

Kthim ne Paris

Dy adoleshent ne rruget e Parisit
te dashuruar te cmendur marrezisht
Te dy flisnim me gjuhen e shpirtit 
te lidhur me njeri tjetrin perjetesisht
Te dua me thoje ne kullen e larte
e une me krahe nga gezimi fluturoja
Mberthyer te dy nga kjo dashuri e zjarrt
ditet e vitet me ty pa numeruar i coja
Ku shkuan ata dy te rinje athere ?
ato puthje pa fund ne kullen e larte?
Ti ike u largove ne nje stine pranvere
une mbeta vetem si nje dimer i acarte
Sot po shetise rruget e Parisit perseri
sjam adoleshente por grua ne moshe
Ti me shfaqesh para syve si nje mrekulli
dhe i harruar prap arrin dhe me josh
Afrohu therras emrin tend si e cmendur
njerzit me shohin te gjith te habitur
Ti si statuje ne zemer me je gdhendur
Ne Shen Elize si hije paske zbritur
Ah Notre Dam te kjo katedrale madheshtore
dashuri te perjetshme premtuam te dy
une me buzqeshjen time engjellore
Ti me shkelqimin qe te ndrinte ne sy
Lamtumire Paris Shen Elize Notre Dam
Shpirtin tim peng tek ju e lashe
Po kthehem dhe pse sot e vetme jam
dikur dashuri pa fund ketu tek ju dhash


No comments:

Post a Comment