Thursday, January 15, 2015

Kërce me mua

Kërce me mua sot harro çdo gjë tjetër
të mendosh çastet e shkuara është e kotë
Lëri larg në një sirtar mbyllur mbetur 
mendo një jetë e re për ne fillon sot
Kërce me mua është moment magjik
afër trupit tim afrohu të ndjej
Nga e kaluara jote i dashur mos ki frikë
në krahet e mi ajo smundet të të gjej
Kërce me mua mendo sikur jemi vetëm
kjo muzike si valë e qetë deti zemrën na prek
Do jetë nje kujtim i bukur për gjithë jetën
si një lule e bukur harruar në një degë
Kërce me mua puthje pafund të japim
e gjith bota ime ti për mua je tani
Dashurohemi dhe këtë çast ta kapim
çastet e bukura nuk mbeten përgjithnji


No comments:

Post a Comment