Shiu rrembyeshem bie trotuareve
Une me nxitim vrapoj mos lagem
Kaloj duke shtyre mes udhetareve
Dhe ne deren e autobuzit kapem
U shtyva te ulem ne karrike diku
Te gjithe nisa t'i shihja nje nga nje
Ndjeva syte te shtangen mbi syt e tu
Dhe pa pritur une u kthva ne asgje
Mike te pashe nje cast te vetem
Syve jo s'desha une t'ju besoj aspak
Ngrire perball njera tjetres mbetem
Si dy statuja guri mbetur ne nje park
Me buzet qe dridheshin buzeqeshe
Ne sy aq dhimbje lezova ne ato lot
Jo ti s'munde ndonse t'me flisje deshe
O zot sa e padrejte qe eshte kjo bote
Ti ajo vajza e brishte e femijerise
Ty qe dhe hapat akoma une ti njoh
Ti sot me trondite aq shume ta dishe
Ate vajzen e vogel me s'po e shoh
Floket e pakrehur e thuajse zhveshur
Me trupin tend te dobet dikur lastar
Piktur vec ne endrra e kam ndeshur
Mike me tmerrove ty c'te ka ngjare
Te cemendur te quanin udhetaret
Pa te njohur te shtyjn andej-kendej
O zot t'i vrisja do doja une shkaktaret
Fajtore para teje veten une e ndjej
Ku eshte femijria jote imja mike ku
Ajo vajz plot drit e embel e trupeholl
Nje kufom te gjall para syve kam ketu
Dikur ti vajza me e bukur ne shkolle
Ti nuk doje te zbrisje por te shtyne
Ne mes shiut te hodhen si e pavlere
Si nje dege e blerte trupin t'a thyen
Ti nje lule sot e thare dhe e pa ere
Me denes qava une mes udhetareve
Mirupafshim te thashe ashtu nen ze
Ti sot muza e te gjithe shkrimtareve
Sfonde i bardhe ku ngjyrat dot s'i ve
Ecja e shpesh e ktheja koken mbrapa
S'e doja te shihja per te fundit here
Qe large une veshtrimin tend e kapa
E vetmuar e pambrojtur dhe e mjere
Lamtumire mike e pafaj e femijerise
Per gjthe jetes shpirtit dhimbje mbete
Uroj sot te arrij ty dora e mrekullise
E te rrembej nga mizerja e ksaj jete
vargje te mrekullueshme per nje dhimbje kaq te madhe..je talent dhe pike
ReplyDelete