Si nje rruge e braktisur nga udhetaret
Si nje qiell qe zogjte sot e boshatisen
Si nje dashuri e shkaterruar nga fjalet
Kujtime qe si letra te lagura u grisen
Shtepia ishte e gjitha ajo c'fare kishte
Prane zjarrit harruar lehte buzeqeshte
Sot veten e gjeti si s'duhej jo te ishte
E me kuptimin e humbur te kesaj jete
Zjarrin e ngacmoi e zjarri u shpernda
Fytyra ju ndricua nje moment nga flaka
Vete jeta te veshtira vertet rruget i ka
Por kurre per t'u kthyer serish mbrapa
Veten plakur e ndjehu vitesh qe kaluan
Veshur syt i hodhi ne pasqyre nje cast
Te trishtat kujtime shpirtin ja mbuluan
Ndaj rrembimthi rruges ajo doli vrape
Tej trotuarit perballe degjohej nje muzik
Tinguj brengosur degjoheshin neper nate
Ajo rrugen e kaloi por jo s'mundi me te ik
Ndaj u ul te degjonte ate muzik me gjate
Nje i verber qendronte para saj perballe
Melankonine luante e vjetra firzamonike
Ate kenge me shpirt kendoi ai plot malle
E dashur une s'shoh me qe kur ti ke ike
Kishte aq dhimbje ne ato fjale e vertetesi
Ndaj ndjehu veten ta urrente ne moment
Nje i verber kaq bukur kendon per dashuri
E un dashurine e humba pa asnje koment
E humba e kurr une s'e kerkova asnjehere
As poezi jo s'shkruajta si dikur une per te
Sa here zogjte qiellit kthehen cdo pranvere
Une me boshe ndjehem sikur s'egzistoj me
Ky i verber kjo kenge kjo e vjeter firzamonik
Sot mesim me dhane qe s'mundem ta harroj
E bukura pranver po vjen dhe dimeri do te ik
Ndaj thelle shpirtit ndjeva serish te dashuroj
No comments:
Post a Comment