Friday, December 29, 2017

Dhe ky fundëvit pa ty

Sot lutem bir e ti kthehu përsëri
E mallkuar ajo pranverë e ftohte
Sa mall në shpirt e dim unë e ti
Syt tanë që kurr s'ngelen pa lot

Të përqafoj dua e të kem pranë
Një vit të mbarë unë për të uruar
Jo më larg kohës kur na ndanë
E ftohta pranverë për tu harruar

Sonte era fryn e jashtë filloi shi
Ky fundevit lodhur nis të shkojë
Tashme nje rit i vjetër bir ti e di
Orët mbrapsh filloj unë numëroj

E vogla pemë ngjyrash ndezur
Për ty e zbukurova në të gdhirë
Nje dritë kjo si për t'më kujtuar
Anit s'të erdhi as këte vit yt bir!

No comments:

Post a Comment