Wednesday, January 3, 2018

Tepër vonë

Mallit harruar kjo pritje e gjatë
Orët numëroja e të takoja doja
Ditëve të ëndërroja e cdo natë 
Me ty diellin doja të përqafoja
Një rrahje zemre, fort sa e fort
Pritjes gjatë, vitesh me rradhë
Shtrëngim duarsh akull e ftoht
Një puthje në faqe sa pak fjalë
Ndër sy u pam zërin ta dëgjoja
Akull zërin tim s'di a dëgjoje ti?
Më shikoje e heshtur të shikoja
As të pyes as të përgjigjem s'di
Ndjeva si të humba pa të gjetur
Si koha ndërtoi një të akullt mur
Miqësi vërtet ndoshta ka mbetur
Unë ika për të mos u kthyer kurr

No comments:

Post a Comment