Friday, September 9, 2016

Për Ju Dritëro Agolli

Per të gjithë vargje ke shkruar 
Nga vargjet të njohim që fëmi 
Me vargje rreth botës ke udhëtuar 
Sot vargu im do bëhesh ti

Flokët të bardhë jan si bora
Jo nga pleqëria aspak
Por perlat që ka shkruar dora
Në flokët e tua jan bër varg

Me poezit e tua u rrita
Sot kam mësuar shum
Ndoshta vargjet si ti si rendita
Se si ti nuk bëhem dot unë

Gjith bota krenohet me poetët
Poet me mijra në gjith botën ka
Askush s`ka shkruar për Pocaret
As për dashurit në Adëna

Për poet bota nuk vuan
Poet do lindin në cdo koh
Por zemra ty idhull të ruan
Kurr nuk lind më Dritëro



No comments:

Post a Comment