Ikën vitet nënë e ti mbete një dorë
Vetmia rëndon si hall përmbi hall
Flokët e zbardhur si malet me borë
Me shpirtin për fëmijet mbushur mall
Ikën vitet nënë e ashtu u bëre si fëmijë
Dritareve me shikimin tënd përmalluar
Tej fundit të rrugës pret se mos do vijë
Ndonjëri prej fëmijëve vitesh mërguar
Ikën vitet nënë perëndia jonë e vetme
Jetën na dhurove e s'kërkove ti asgjë
Ditën drejt qiellit parajsës së përtejme
Kjo botë e akullt kuptim s'do të ketë më
Ikën vitet e një mëngjes ëngjëll fluturoi
Në frymën e fundit shqipëroi një amanet
Në zemrat e fëmijëve unë dua të jetoj
E hapsirash u përhap qiellit e mbi det
Ikën vitet e shpirti u kthye në pulëbardhë
Qiellin bardhësi e mbushin ato cdo ditë
Trupi netëve në dritë yjesh për të parë
Rrugën drejt shtëpis kur t'vijnë fëmijtë
No comments:
Post a Comment