Saturday, February 13, 2016

Mbrëmje

Një fjalë plot dritë për ty sot do të doja
Dehur tek shihja sytë e tu plot shkëlqim
Lumturie jo s'munda as ta gërmëzoja 
Dhe vete bota mu duk fare e pakuptim
Shpesh provova të harroja por më kot
Cdo takim të fundit e quajta e s`di pse
Po kur shoh të zbresi ai yti ngrohëti lot
Lumturohem për magjinë që te unë ke
Frigohem afër teje e do doja te rri gjat
Zemrës ndezur puthjet shuar ne buzë
Mes frike e trishtimit sot ndihem me fat
E vetmja fjalë që munda - e imja muzë

No comments:

Post a Comment