Arianita Hoxha Poezi
Tuesday, February 23, 2016
Borë dhe përsëri borë
S'di si ndarje e quajtëm ate natë
E para natë e borë filloi të binte
Rruga e largimit mu duk e gjatë
E bora qerpikeve filloi të shkrinte
C`ndodhi vall thuam ku gabuam
Mbi supe sërish blu ngjyruar shalli
Si kujtim i dashuris që ne jetuam
Sa herë e shoh mbushem nga malli
Sa bukur sot është dimër përsëri
Bora dëndur flokëve m'bie si atëherë
Një trendafil mes bores për cudi
Nga malli ynë s`vyshket asnjëherë
No comments:
Post a Comment
Newer Post
Older Post
Home
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment