Wednesday, February 24, 2016

Ajo vajzë e vogël tregonte

Kukull prej druri babai m'dhuroi një ditë 
Me t'vjetrat rroba t'shtëpis ne e veshëm
Lulishtes kur vrapova të luaja me fëmitë 
Në copa ata ma thyen e me mua qeshën

Lodra une s'munda të bleja asnjëherë
Të sëmur prinderit e të papunë mbetur
Ne diell a mes shiut e me të fortën erë
Dita ndiqte diten e unë ënderrat e etur

Pas mësimit rrugëve unë kërkoj lëmosh
Mamas ilacet cdo ditë më duhet ti blej
U rrite bijë duhet tani ne të na ndimosh
Unë me moshën time veten filloj gënjej

Vrapova e me te bukurën kukull i mora
Habitur ajo pa e gëzim s'ndjeu për cudi
Kukullën ja zgjata duke mu dridhur dora
Kur dëgjova t'thoshte unë s`kam fëmijëri

E vogëla vajzë e lagjes ti kujtim mbete
Dhimbje mes dhimbjes vitesh do ta ruaj
Ndoshta ti thua në dreq shkoft kjo poete
Kur si fëmijë une s'munda kurr të luaj...!

No comments:

Post a Comment