Sunday, June 21, 2015

Eh, c'te kujtoj me pare

Eh, c'te kujtoj me pare nga e jona histori
Vetmuar ndjek henen atje ne qiellin e saj
Oh une s'di valle e sheh aq bukur edhe ti 
Per mua ketu e ty atje e hena nis te qaje
Eh, c'te kujtoj me pare nga e jona histori
T'fundit gjethe ndjek qe pemes u shkeput
Une s'di atje ku jeton e sheh njesoj dhe ti
Kur si n'enderr ajo bie ne nje qilim te bute
Eh, c'te kujtoj me pare nga e jona histori
Valle shpirtin shkretetir a e ndjen edhe ti
A ndoshta dritareve si une loton edhe ti
A ndoshta henes i lutesh per mua perseri
Eh, cte kujtoj me pare nga e jona histori
Sonte gjumi po me merr me te ne shpirt
Pyes a te vjen gjume njesoj si une dhe ti
A ndoshta mbuluar yjesh flet me perendite


No comments:

Post a Comment