Saturday, June 6, 2015

Dallendyshja


Kur erdhe dallndyshe une s'te pashe kete here
a ndoshta pak melankolike me beri kjo pranvere
Ngjyren tende te kadifte sdi si s'munda ta dalloje 
Une pranverat e meparshme gezoja me ty njesoj
Kur erdhe dallandyshe bukuroshe sqep gershere
ti gjithmone vije ndryshe e me falje nje qiell te tere
E folen atje nen cati une dimrit ta ruajta me kujdes
me zogjte e tu te ktheheshe nje te bukur mengjes
Kur erdhe dallandyshe pse shpirtit s'te ndjeva pse
Vall me mua u merzite e vetem duke te pritur m'le
Te gjithe iken fluturuan e s'u kthyen as vete se di
Jo ti mikja e perjetshme te lutem mos me le dhe ti
Dashuria ime fluturoje large nder vite te tera rresht
E nuk u kthye as kur gjethet rane ne ate fund vjeshte
Harrova puthjet nen yje e nga ajo kohe s'mbeti asgje
Shpirti im vjeshte u kthye e pranvera jo s'erdhi me
Falme mikja ime besnike e zemres une ty te kam
Falme se pak e dobet sot s`di as vete pse une jam
Ndaj ne dore te mora te puthe te ndjehem ndryshe
Ti gjithe boten ma lumturove e bekuara dallendyshe


No comments:

Post a Comment