Wednesday, June 17, 2015

Ndodh

Dhe ndodh ndonjeher te merzitemi
Dhe ndodh qe trishtimi vjen mysafir
Lodhur mendimesh ndjejm t'flladitemi 
Ne kujtimesh si te lidhur me zinxhire
Dhe ndodh ndonjeher te pendohemi
Per fjalet qe dikujt dot nuk ja thame
Nga koha e kaluar papritur rrethohemi
Atehere kur qeshem e me jo s'u pame
Po kur dielli del ne mengjes aq bukur
E kur lulja noton ne ate brilanten vese
Ti e kupton kjo dite do te bej te lumtur
Ti e kupton se shpirtit e ke nje shprese




No comments:

Post a Comment