Sunday, June 21, 2015

Falem Nene

U vonova nene e avionin s'munda ta kap dot
Aerportit si femi i erdha verdall une duke qare
Dhe qiellit sy perlotur i bertita me ze te forte 
A ka nje zog mbi krah ketu te vij e te me marre
U vonova nene e ti me shpirtin tend po lufton
Ora e jetes pa meshire mbrapsh filloi rrotullimin
Ti ne shtratin e vdekjes me sy femijet i kerkon
Mes dhimbjes qe po ta fik buzqeshjen e gezimin
Te lam nuse te re nene kur shkuam ne atehere
Me ate gershetin e gjate nje nga nje na percolle
Me nallanet e drunjta kur u ndame ate pranvere
Nje trendafil te bardhe per secilin nga ne mbolle
Sa vite shkuan nene e ti thoje s'mund te vij atje
Ne token tende bije je zonje vetem atje ke vlere
Por mua sot pran vetes pran shpirtit nuk me ke
Dhe as une s'do te kem per te gjithe vitet e tjere
U vonova nene e gjalle dote s'te gjeta ty o zot
E putha me lot shtratin e qava mbi rrobat e tua
Ah nene se c'ndjeva me fjale une s'mundem dot
Pse t'lam vetem nene pse shkuam n'dhe te huaj
U vonova nene e as duart sti putha ste mbajta ere
Kam mbetur si nje lise eres se stuhis atje rrezuar
Ah nene te lutem zgjohu e serish ne krah me merr
Te ndihem femije e vogel si dikur prej teje llastuar
U vonova nene e n'shtepine e fundit s'te percolla
Veten mallkova pse ne jete u takuam ne aq rralle
Kujtimet e dhimbjen mes tufes me lule une ta solla
E mes lotesh te lutem nene falme e ma bej hallall


No comments:

Post a Comment