Thursday, October 6, 2016

Diell ne Montreal

Të dashur miq !
Para disa ditësh me ftesë të Kryetarit të Bashkësisë Shqiptare Montreal isha e ftuar në ceremoninë e hapjes së viti shkollor 2016-2017,ku morën pjesë znj. Eva Nassif Deputete Parlamentit te Kanadas për Vimy ne Laval, znj.Mary Deros Nënkryetare e Bashkisë Montreal, z.Vasilios Karidogiannis perfaqesues i Kryetarit te Bashkise Laval z.Marc Demers - Maire de Laval, z.Belarbi Kader përfaqesues i qëndrës komunitare në Montreal,prindër dhe nxënes. Kryetari i Bashkesis z. Rikard Shpori uroi të gjithë të ftuarit, prindër dhe fëmi si dhe bëri prezantimin e Mësueses.Kjo dite ishte e shënuar për të gjithë komunitetin Shqiptar të Montrealit sepse znj .Eva Nasif i dhuron një certifikate shkollës që mban emrin e Shenjtores Shqiptare Nënë Tereza
Falenderoj Kryetarin e Bashkesisë Shqiptare te Montrealit
zotin Rikard Shpori
Falenderoj komunitetin tonë atje për një pritje të shkëlqyer të të ftuarve .







No comments:

Post a Comment