Saturday, October 22, 2016

Cmimi i pare " Dallandyshja "

Një mbrëmje plot emocione e plot gezim në Dibrën e Madhe.
Në Festivalin e këngës për fëmijë "BILBILAT E KORABIT" 2016 (edicioni i 6-të) për të dytin vit radhaz pas cmimit te parë me këngën DUA TE KENDOJ kënga ime " DALLANDYSHJA " kënduar nga vogëlushja me zërin e mrekullueshëm Jozefina Jani, teksti Anita Hoxha e muzika Zince Mimidinoski, mori Cmimin e Parë si INTERPRETUESJA ME E MIRE. Jashtë bënte ftohtë
por entusiazmi i fëmijëve, këngët e bukura, mikëpritja e ngrohtë e miqëve Dibran dhe momenti i dhënies së cmimit të parë interpretueses të këngës " DALLANDYSHJA " e bën atë mbrëmje të paharruar për jetën time. Falenderoj nga zemra dy organizatorët e kompozitorët Zince Mimidinoski dhe Saimir Shehu. Një falenderim e mirënjohje për familjen Floriana e Ariton Jani për mikëpritjen shumë të ngrohtë e vëllazërore.

No comments:

Post a Comment