Saturday, April 25, 2015

Lulja e Kujtimit



Kjo lule prej vitesh thare ne ditarin tim harruar
Prej harrimit une e nxorra e u ndjeva e gezuar
Mori fryme e sikur celi apo une keshtu e pash
Syri te ajo me ngeli eshte ne jete me vete thash


Dhe e mora neper duar e shtrengova fort ne gji
Ajo kohe larg harruar serish me ktheu te ti
Ishte takimi yne i pare apo ndarje as vete se di
Pse kjo lule perfundoi e vetme mbyllur ne kuti

Lulen shihja e hutuar ti me zbrite ketu ne shpirt
Vitet ecen ngadale a une mbetur kam ne ate dite
Lulja e zbehte me shikoi e me foli qete papritur
Si se mban mend ate diten larg atij kur pate ikur

Dhe ate dite ne cast kujtova gjithe tonen histori
Puthjen e pare perjetova poshte pemes nen cati
Kjo mimoze e vogel sot heshtur vitesh eshte thare
Me dhimbje e mbaj ne duar e u shkreha ne te qare

Sa e dhimbsur eshte jeta te kisha humbur miku im
Thare mimozen sot e gjeta e t'kujtova me permallim
Une s'kthehem te kerkoj e as ti mos me kerko mua
Ne ditare lulen e kthej e te mendoj sa here te dua

No comments:

Post a Comment