Friday, February 17, 2017

Mikes sime të fëmijërisë


Ne ishim dy mike por sot ti s'je më
Unë vitesh mbaj për dore hijen tënde
Auror polare ndonëse tretur në asgjë 
Unë të pres në zgjimin e cdo ëndrre
Ne ishim dy mike por sot ti s'je më
Vec zëri yt ndër vite më ndjek pas
E bukur mes yjesh me të bukurin zë
Unë këndoj këngët e tua plot maraz
Dy mike ishim ardhur kohë më parë
Humbur vitesh sikur s`kishim lindur
Unë sot e vdekur që eci ndër të gjallë
Ti e lumtur e plot dritë harresës ikur
Ne dy mike në c'do kohë do të jemi
Përhërë përdore e me këngë në buzë
Prej fëmijërie sa herë mall do t'kemi
Në tastierën time ti do t'vish si muzë


No comments:

Post a Comment