Tuesday, February 28, 2017

Gjyshërve të mi


Ditëve të mia munguat gjatë
Sot fustan kujtimesh veshur
Si dikur fëmij me duart lartë 
T'ju përqafoj dua pa reshtur
Asaj jete ndoshta bënë ftohtë
Asaj jete ku ju s'morët asgjë
Dheu juaj do ju mbaj ngrohtë
Ngrohti i lotëve hedhur në të
Pranvera sërish do të bleroj
Sërish do t'bleroj shpirti juaj
Qiparisi heshtur do t'qëndroj
Netëve me yje do t'rri zgjuar


No comments:

Post a Comment