Friday, February 10, 2017

Ai buzëqeshte përsëri


Gëzueshëm të thash për habi
Më shume të dua ti bëhu poet
Thellë shpirtit shih si unë dhe ti 
Drite per vargjet ne t'gjatat netë
Embël qeshe e gropëzat në faqe
Shpirt me the unë s'shkruaj dot
As era që gjethet hedh në parqe
As për dallandyshet s'derdhë lot
Shkruaj, shkruaj, flisja papushim
Gjithë fjalët ktheji në t'bukur grua
Embël puthi si t'puthje trupin tim
Lot derdh si t'më humbisje mua


No comments:

Post a Comment