Tuesday, January 19, 2016

Në dritaren time


Cicerimave të një zogu sot u zgjova
Që druajtur trokiste në dritaren time
E njëjta këngë e bukur ndaj e njoha 
Të voglin tek cukiste mbi thërrime
Dritaren ëmbël hapa të mos e tremb
E mes duarve me plot gëzim e mora
Jasht fryn e shpirti po më dhemb
Ndaj pran zjarrit t'ngrohej unë e cova
Mes dimrit vetëm mbeta e s'di se si
Nis e më tregon zogu tek m'afrohet
Krahët më sollën ketu vetem tek ti
Se qiellit në të ftoht jo s'fluturohet
Edhe folen ma rrezoi nga pema era
Dhe unë s'po gjeje e s'di se ku të rri
Dritareve fshihem sa të vij pranvera
E mëngjeseve e lumtur më shikon ti
E dëgjova dhe e lumtur i premtova
Ndonse pranvera akoma s'ka zbritur
Unë zogut me kashtë folen ja ndërtova
Në pemën më të bukur qiellit ngritur
Oh sa u gëzua i vogli zog aq shumë
Krahët rrahu e si era qiellit u largua
Eh mbas dritareve gjate e ndoqa unë
Tek fluturonte me krahët e praruar...
Dhe sec mu kujtua kur pranvera vinte
Dhe qiejt e mbushur plot dallandyshe
Mes ditesh plot gezim femijeria ime ikte
Eh !Sa bukur, ateherë ishte ndryshe!


No comments:

Post a Comment